TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edhe pse në vendin e fundit të renditjes, Tirana po kthehet në një makth për ekipet që kanë objektiv titullin.
Një javë pasi ndali Vllazninë, bardheblutë kanë barazuar 1-1 me Elbasanin në transfertë.
Takimi i javës së 18-të nisi me ritëm të ulët, ndërsa goli i parë u shënua në minutën e 66’, kur bardheblutë kaluan në avantazh me Tabekou.
Gjithsesi, Olberkis riktheu baraspeshën në të 77’ me anë të një 11-metërshi, gjë që solli dhe një protestë nga ana e kryeqytetasve, të cilët braktisën fushën për 8 minuta.
Me këtë pikë, Elbasani e mbyll vitin në vendin e dytë me 33 pikë, ndërsa Tirana e fundit me 10 pikë.
Olberkis (P) 77’ / Tabekou 66’