TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ja që edhe pse ishte një nga protagonistët e fitimit të Champions, Donaruma është mbulua shumë shpejt nga pluhuri i harresës te Paris SG.
Trajneri i kampionëve në fuqi të Evropës, Luis Enrike, e la të kuptohet diçka të tillë, në deklaratën e bërë pas pritjes së penalltisë së pestë radhazi të kryer nga portieri rus në ndeshjen me Strasburgun.
‘Në karrierë mendoi se kam pasur në dispozicion shumë portierë të mirë me penalltitë, por Safonov është më i mirë nga të gjithë në të kuptuarin e krahut nga do të hidhet, ku do të dërgojë topin gjuajtësi i penalltisë. Është një cilësi shumë e rëndësishme”, u shpreh Enrike.
Kështu pra, portieri i kombëtares italiane është harruar, edhe pse ai ka qenë vendimtar në fitoren e Ligës së Kampioneve me penalltitë e prituar në “Anfield” dhe në karrierën e tij, Donaruma ka gjithashtu një përqindje shumë të lartë të fitoreve në ndeshjet që kanë arritur në serinë e gjuajtjeve të penalltive, 85.7%.