TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Çdo konferencë për shtyp, Guardiola pyetet për të ardhmen e tij. Pep vazhdimisht e shpërndan pasigurinë rreth qëndrimit te Mançester Siti, por disa javë më vonë pyetja rishfaqet. Në korridoret e Premier League, merret si e mirëqenë që trajneri spanjoll nga Santpedor do të largohet nga “Etihad” këtë verë. Është një thashethem i çuditshëm, sepse si klubi ashtu edhe vetë trajneri e mohojnë, por është një thashethem i mirënjohur.
Guardiola, pas një dekade historike te Siti dhe me një kontratë deri në vitin 2027, nuk do të shkarkohet edhe nëse objektivat nuk përmbushen. Ai largohet vetëm në rast se do vetë. Në këto kushte kanë nisur të qarkullojnë dhe emrat e parë.
ENCO MARESKA – Sipas “The Telegraph”, Enco Mareska është kandidati kryesor për të zëvendësuar Pep Guardiolën këtë verë, përveç nëse ai pranon një punë tjetër paraprakisht. Italiani, i shkarkuar nga Çelsi më 1 janar mes thashethemeve për kontakt me Sitin dhe Juventusin, ishte asistent i Guardiolës te Mançesteri gjatë sezonit 2022-23, sezoni në të cilin ata fituan Ligën e Kampionëve.
XABI ALONSO – Basku është një pretendent i fortë në atë listë të ngushtë. Shkarkimi i tij nga Reali nuk e ka ulur reputacionin në Premier League. Nuk është sekret që Liverpuli do të ishte një destinacion ëndrrash për të, duke pasur parasysh të kaluarën e tij me klubin nga Anfield, por Mançester Siti është mjaft tërheqës që ai ta pranojë punën pa hezitim, veçanërisht nëse Liverpuli nuk bën një ofertë.
CES FABREGAS – I treti në listë është Cesc Fabregas, i cili luajti nën drejtimin e Guardiolës gjatë sezonit të fundit të trajnerit te Barcelona dhe po bën emër falë punës së tij te Komo. Emri i tij tashmë po lidhet me klubet më të mira evropiane dhe duket se ai do të largohej nga skuadra italiane vetëm nëse merr një ofertë vërtet të rëndësishme, si ajo nga Mançester Siti. Ndërsa klubi po harton listat e pasardhësit, Guardiola vazhdon të mohojë largimin e tij dhe po humbet terren në Premier League. Barazimi i tyre kundër Totenhemit i lë ata gjashtë pikë prapa Arsenalit dhe i distancon më tej nga një titull që e humbën sezonin e kaluar për herë të parë që nga viti 2020, dhe rimarrja e të cilit ishte bërë objektivi kryesor i Sitit këtë sezon.