SPORT, 6 Tetor 2022, 14:55

Dejan Stankovic prezantohet te Sampdoria: Nuk bëj premtime, por do të bëj maksimumin!

Dejan Stankovic prezantohet te Sampdoria: Nuk bëj premtime, por do të

Sampdoria ka prezantuar zyrtarisht edhe trajnerin e ri që do të marrë frenat e ekipit. Dejan Stankovic do të ulet tashmë në stolin e skuadrës italiane.

Ish-mesfushori i Lacios dhe Interit do të zëvendësojë trajnerin e larguar, Marco Giampaolo, ndërsa ka thënë edhe fjalët e para si timonieri i ri i Sampdorias.

“Nuk bëj premtime, por krenaria, djersa dhe angazhimi nuk do të mungojnë”, ka thënë serbi.