SPORT, 23 Shtator 2022, 19:13

Liga e Kombeve/ Kapiteni i Izraelit: Kemi shumë respekt për Shqipërinë

Liga e Kombeve/ Kapiteni i Izraelit: Kemi shumë respekt për

Kapiteni i Izraelit, Natcho, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë për Ligën e Kombeve. Lojtari i Partizanit të Beogradit është ndalur te fakti i stadiumit të tej mbushur. 

“Një nga synimet tona për shumë vite ka qenë që të mbushim stadiumin dhe ja ku jemi. Tani puna do të jetë më e vështirë, që t’i mbajmë njerëzit me ne. Ky është synimi ynë kryesorë. Kemi dsia mungesa, por këtu ka lojtarë të tjerë të mirë që do të bëjnë punën e tyre si duhet. 

Gjithçka varet nga ne tani, të gjithë lojtarët janë gati dhe në formë. Kemi respekt të madh për Shqipërinë”, tha kapiteni i Izraelit.