SPORT, 6 Shtator 2022, 23:12

Champions League/ Shkëlqejnë Haland dhe Mbape. Mançester Siti dhe PSG bëjnë detyrën, Reali triumfon në Skoci

Champions League/ Shkëlqejnë Haland dhe Mbape. Mançester Siti

Superndeshja PSG-Juventus ka përfunduar me fitoren 2-1 të francezëve, ku spikati dopieta e Kilian Mbape. Një sukses që tregon edhe njëherë tjetër se parizienët mbeten favoritë jo vetëm për të kaluar grupin.

Dy gola të Kilian Mbape brenda 22 minutave lojë i mjaftuan PSG-së për të marrë pikët e plota në Paris përballë Juventusit. “Zonja e Vjetër” reagoi në pjesën e dytë, por goli i McKennie-t nuk mjaftoi për të shmangur humbjen (2-1). Në ndeshjen tjetër të grupit, Benfica fitoi 2-0 ndaj Maccabi Haifa.

Erling Haaland është një makineri golash për Mançester Sitin. Sulmuesi norvegjez realizoi dy nga katër golat në fitoren 0-4 të skuadrës së Pep Guardiolës në fushën e Sevijes në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Champions.

Gjiganti nordik shënoi fillimisht në fundin e pjesës së parë, i shërbyer nga De Bruyne, ndërsa të dytin e realizoi në të 67-tën, këtë herë i asistuar nga Foden. Mes finalizimeve të Haalandit e tundi rrjetën edhe Foden, ndërsa në fund tundi rrjetën edhe Dias.

Sëlltik Gllazgou rezistoi vetëm gjatë pjesës së parë përballë Real Madrid në “Celtic Park”. “Los Blancos” shpërthyen në pjesën e dytë me tre gola, të shënuar nga Vinicius Junior, Modric dhe Hazard.

Milan mori vetëm një pikë në fushën e Salzburg, ku rezultati përfundimtar ishte 1-1. Fillimisht shënuan vendësit me Okafor, por kuqezinjtë u kundërpërgjigjën brenda pjesës së parë me Saelemaekers.

Champions League/ Shkëlqejnë Haland dhe Mbape. Mançester Siti