SPORT, 25 Tetor 2022, 18:11

Laporta blindon Ksavin, zbulohet edhe prapaskena me ish-trajnerin e Juventusit

Laporta blindon Ksavin, zbulohet edhe prapaskena me ish-trajnerin e Juventusit

Me apo Barcelonën në Ligën e Kampioneve në fazën e eliminimeve të drejtpërdrejta, Ksavi Hernandez do të vijojë të jetë timonieri i skuadrës “blaugrana”. 

Për të disatën herë në pak ditë, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar trajnerin e tij.

Ai nuk e ka vënë në diskutim vazhdimësinë e Ksavit në krye të skuadrës, pavarësisht se eliminimi i mundshëm në Champions ka shkaktuar plagë të rënda në klub.

Duke folur për mediat spanjolle, presidenti i Barcelonës ka qenë i qartë në lidhje me trajnerin e tij. “Emri i Ksavit nuk ka qenë për asnjë minutë në diskutim. Natyrisht që të gjithë jemi të zhgënjyer për atë çfarë ndodhi në Champions.

Pritshmëritë ishin të tjera, dëshironim të bënim rrugë të gjatë edhe në Ligën e Kampioneve. Megjithatë kjo nuk e kompromenton pozitën e trajnerit. Ksavi ka besimin e plotë të klubit”, ka thënë Laporta.

PIRLO – Mediat spanjolle kanë bërë dje me dije se përpara emërimit të Ksavit, Laporta ka dashur Pirlon për trajner te Barça, duke konsideruar maestron italian si Rajkardin e ri.

Por pas një takimi me katër kapitenët (Buskets, Pike, Zhordi Alba dhe Serxhi Roberto), ai ndërroi mendim, duke zgjedhur Ksavin si pasues të Kumanit.