TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kampionati botëror 2023 i basketbollit, që po zhvillohet në Filipine, Japoni dhe Indonezi, kishte dje ditën e parafundit të ndeshjeve në fazën e grupeve. Kanadaja, Lituania, Gjermania dhe Republika Dominikane i kanë mbyllur grupet respektive me pikë të plota.
Kanadezët vijojnë serinë e paraqitjeve fantastike, teksa dje kanë dhuruar spektakël edhe kundër Letonisë, duke i mundur këta të fundit me rezultatin 101-75 në sfidën e vlefshme për Grupin H.
Njeriu i ndeshjes ishte sërish Gilgeous-Alexander me 27 pikë, 6 kërcime dhe po kaq asistime. Lituania fitoi takimin që vendoste kreun e Grupit D, teksa mposhti Malin e Zi në shifrat 91-71. Jokubaitis dhe Vucevic me nga 19 pikë secili, ishin shënuesit më të mirë të ndeshjes.
Ecuri perfekte edhe për Gjermaninë në Grupin E, me “pancerat” që likuiduan Finlandën me rezultatin treshifror 101-75. Bonga dhe Schroder me nga 15 secili, ishin shënuesit më të mirë për Gjermaninë.
Botëror fantastik deri më tani edhe për Republikën Dominikanë, që dje mposhti Angolën 75-67, duke e përfunduar në vend të parë Grupin A. Në këtë grup feston edhe Italia, teksa “axurrët” mundën Filipinet me rezultatin 90-83, duke siguruar kualifikimin për në raundin tjetër.
Kualifikohet edhe Australia, e cila mundi në përballjen direkte Japoninë në shifrat 109-89. Franca, tashmë e eliminuar, mori suksesin e parë në këtë Botëror, duke fituar ndeshjen e fundit në grup kundër Libanit me rezultatin 85-79.
Fitore edhe për Egjiptin përballë Meksikës në shifrat 100-72, por edhe këtu luhej vetëm për të përcaktuar vendin e tretë në grup.