TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ditë pas humbjes kundër Skënderbeut, e para për këtë sezon, për të trazuar jo pak ambientin e Partizanit, kanë menduar mediat kroate. Në mënyrë të papritur, emri i Zoran Zekic del në skenë për të marrë edhe një herë drejtimin e Osijek, ish ekipit të tij ku qëndroi në krye nga sezoni 2015 deri në 2019.
Sigurisht nuk bëhet fjalë për një divorc mes Zekic dhe Partizanit, por një tentative nga ana e klubit kroat për të kuptuar nëse Zekic është i dispozinueshëm. Osijek po kalon një moment të vështirë në kampionat, ndërsa drejtuesit e klubit janë vënë në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin e Stjepan Tomas.
Raportohet se presidenca e Osijek ka vendosur kontakte me Zekic, por gjithçka është në dorë të Gaz Demit.
