SPORT, 13 Gusht 2023, 22:55

“Blini Duamenën”, tifozët e Interit kërkojnë sulmuesin e Egnatias

“Blini Duamenën”, tifozët e Interit kërkojnë

Engatia zhvilloi një paraqitje dinjitoze në miqësoren e luksit ndaj Interit, pavarësisht se në fund rezultati u siglua në shifrat 4-2. 

Portieri Alen Sherri dhe sulmuesi Duamene, ishin dy më të dalluarit në fushë për skuadrën rrogozhinase, duke impresionuar edhe tifozët e Interit, madje disa prej tyre, të zhgënjyer nga paraqitja e sulmuesit Turam, i kanë kërkuar klubit nëpërmjet postimeve në “Twitter” që të blenë Duamenën.  

“Blini Duamenën”, tifozët e Interit kërkojnë

Trajneri Nevil Dede, analizoi miqësoren e luksit, mes Interit dhe Egnatias, që përfundoi me rezultatin 4-2 për zikaltrit e Inzagit. I ftuar në studion e emisionit “Skaner”, Dede ndër të tjera deklaroi:  

“Më pëlqeu Egnatia, për mënyrën si e menaxhoi ndeshjen. Kisha merak pjesën fizike. Do të bënin më mirë, po të ishin më lartë fizikisht. Treguan personalitet. Sherri dhe Duamene, treguan që futbolli shqiptar është zhvilluar dhe klubet shqiptare, po organizohen më së miri. Nuk do të doja të flisnim shumë taktikisht.

Diferencat janë, problematika kryesore që u shfaq sot, ne na intereson zhvillimi i futbollit shqiptar dhe Egnatia. Interpretimi i skuadrës sonë ishte i mirë, por diferencat ishin. Kemi pësuar 15-20 goditje në portë. Taktikisht u përballëm denjësisht me Interin, nuk është e thjeshtë të përballesh me nivele të tilla, vendi i dytë në Europë, në Champions.
Impenjimi i lojtarëve në fillim nuk ishte i duhuri, personaliteti duhet të preket më shumë. Ne fitojmë shumë nga këto miqësore. Egnatia nuk mund të bënte dot më shumë se kaq. Ne nuk jemi më futboll i vazos së katërt, pretendojmë të jemi mes vazos së tretë dhe të dytë”, deklaroi Dede.