TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Egnatia flirton me mrekullinë në tokën italiane duke trembur jo pak Interin në testin miqësor. Rrogozhinasit nuk stonuan përballë finalistëve të Champions League, por i shënuan dy gola, duke kaluar dy herë në avantazh. Në fund individët plot klas të Inzaghit bënë diferencën duke triumfuar me rezultatin 4-2, spikati Martinez me një “dopietë”.
Në mënyrë të pabesueshme, në zbritjen e parë në sulm, me një aksion model të finalizuar nga Dwamena, Egnatia kaloi në avantazh që në minutën e 6-të. Inter u “shkund” shpejt duke marrë kontrollin e lojës, duke provuar në çdo formë të gjente golin e barazimit, por portieri Sherri në një mbrëmje fantastike ndali çdo top që i shkoi në kudrat.
Pavarësisht presionit të Interit, Egnatia nuk stonoi në fushë, përkundrazi zhvilloi një ndeshje të bukur. Me fillimin e pjesës së dytë, mjaftoi një keqvendosje e Egnatias në prapavijë që Inter të gjente golin e barazimit me Barelan. Në zbritjen e radhës në zonën e Interit, gjatë zhvillimeve të një goditje dënimi, Egnatia fitoi një 11 metërsh për prekje të topit me dorë në zonë. Fernando nga pika e bardhë tregoi të gjithë klasin e tij duke shënuar një gol fantastik.
Në minutën e 72-Inzaghi ndryshoi pjesën më të madhe të ekipit, duke hedhur në fushë edhe Asllanin. Shtatë minuta më pas, Lautaro Martinez i vetëm në zonë, me kokë barazoi shifrat në 2-2. Inter shtoi presionin në zonë dhe në minutën 84-të Martinez fitoi një 11 metërsh dhe po vetë u tregua i saktë duke përmbysur shifrat në 3-2. Inter nuk u mjaftua me kaq dhe pak minuta më pas shënuan dhe golin e katërt duke i dhënë fund ëndrrës së Egnatias për të dale me një rezultat pozitiv.