TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Barcelona ka marrë një fitore të vuajtur në shtëpi kundër Cadiz, duke shënuar dy gola në fundin e takimit. Kkjo ishte fitorja e parë në dy ndeshje për katalanasit, që ngjiten në kuotën e katër pikëve.
Pavarësisht dominimit të ndeshjes, goli që ka zhbllokuar ndeshjen ka ardhur në minutën e 82-të pas një kombinimi të bukur mes Gundogan dhe Pedri. Ish-ylli i Manchester City-t ka dhënë një asist të bukur për spanjollin dhe ky i fundit e ka finalizuar në mënyrë perfekte duke i dhuruar tri pikët ekipit të tij.
Në minutën e 94-t ka ardhur edhe goli i sigurisë për Barçën, i shënuar nga Ferran Torres. Asisti është dhënë nga Leëandoëski. Protagonisti tjetër i ndeshjes ka qenë ylli i ri i Barçës, Lamine Yamal. Në moshën 16 vjeç e 38 ditë, ai është bërë lojtari më i ri që debuton si titullar në La Liga në shekullin e 21-të.