SPORT, 19 Gusht 2023, 21:26

Finalja e Kampionatit Botëror të grave, "Luaneshat" e Anglisë kërkojnë lavdinë përballë Spanjës

Finalja e Kampionatit Botëror të grave, "Luaneshat" e

Kampionët e Europës, Anglia, kanë mundësinë të shkruajnë historinë për herë të dytë në pak më shumë se një vit, kur do të përballen me Spanjën në finalen e Kupës së Botës për gra në Sidnej ditën e nesërme (e diel). 

"Luaneshat" do të përpiqen të marrin titullin për herë të parë, si dhe të bëhen ekipi i parë i Anglisë që nga viti 1966 që fiton një finale të nivelit të lartë në arenën botërore.

Në rrugën e tyre ndodhet Spanja, e cila po luan gjithashtu në finalen e parë. 

"Të gjithë po flasin për vitin 1966, kështu që të jemi në maksimum të aftësive tona të dielën dhe të përpiqemi të kemi sukses," tha trajneria e Anglisë, Sarina Wiegman.

"Tejkalimi i të gjitha kufizimeve për të arritur në finalen është diçka e veçantë, por me këtë skuadër dhe sfidat që kemi pasur, mënyra se si gjejmë gjithmonë një rrugë për të zgjidhur problemet ka qenë e mahnitshme - është shumë e veçantë të jemi në një finale, por tani dëshirojmë ta fitojmë atë gjithashtu", shtoi ajo. 

Në vendin e tretë në kompeticionin e zhvilluar në Australi është renditur Suedia, e cila mposhti Australinë me rezultatin 2-0. Goli i dytë për Suedinë u shënua nga Kosovare Asllani, me origjinë shqiptare.