TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Interi e ka nisur këtë edicion në Serinë A ashtu siç duhet, teksa ka fituar me shifrat 2-0 ndeshjen e parë ndaj Monzës. Një sfidë e cila u shenjua nga Lautaro Martinez, autor i të dy golave për zikaltërit.
Në një duel ku Interi dominoi, por nuk krijoi shumë raste të pastra para portës, kapiteni bëri diferencën me nga një gol në secilën pjesë, konkretisht në minutën 8' dhe 76'.
Zikaltrit e patën të lehtë të administronin ndeshjen në fazën mbrojtëse, për të siguruar tre pikët e para të këtij sezoni, ku të gjithë i shohin si pretendentë kryesorë për titullin kampion.