SPORT, 19 Gusht 2023, 14:30

ZYRTARE/ Lacio prezanton drejtorin e ri sportiv, njihuni me zëvendësuesin e Igli Tares

ZYRTARE/ Lacio prezanton drejtorin e ri sportiv, njihuni me

Anxhelo Mariano Fabiani do të jetë drejtori i ri sportiv i Lacios. 

Ai do të zëvendësojë Igli Taren i cili i dha lamtumirën klubit në fund të sezonit të kaluar pas shumë vitesh.

Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi bardhekaltër përmes një postimi në rrjetet sociale.

 

ZYRTARE/ Lacio prezanton drejtorin e ri sportiv, njihuni me

“SS Lazio njofton se roli i drejtorit sportiv të ekipit të parë i është besuar zotit Mariano Fabiani, drejtues aktual i Sektorit të Rinisë”, thuhet në njoftimin për shtyp.