SPORT, 20 Gusht 2023, 14:17

Spanja mposht Anglinë dhe fiton Kupën e Botës në futbollin e grave

Spanja mposht Anglinë dhe fiton Kupën e Botës në futbollin e

Spanja ka triumfuar ndaj Anglisë me rezultatin 1-0, duke fituar Kupën e Botës në futbollin e grave, kompeticion që u mbajt në Australi. 

Kjo është një fitore historike për Spanjën, duke qenë hera e parë që arrin të fitojë këtë kompeticion. 

Goli për spanjollet u shënua në pjesën e parë nga kapitenia Olga Carmona në minutën e 29'. 

Spanja mposht Anglinë dhe fiton Kupën e Botës në futbollin e

Spanja humbi një penallti gjatë pjesës së dytë, e cila u prit nga Mary Earps, portierja e Anglisë. 

Spanja mposht Anglinë dhe fiton Kupën e Botës në futbollin e

Spanja mposht Anglinë dhe fiton Kupën e Botës në futbollin e

Ndeshja u dominua nga Spanja, duke mos lënë shumë hapësira që "Luaneshat" të shënonin. 

Trajnerja e Anglisë, Sarina Wiegman, e cila ka humbur dy finale të radhës të Kupës së Botës, prezantoi Lauren James dhe Chloe Kelly në pjesën e dytë, por Spanja arriti të mbajë kontrollin dhe të triumfojë. 

Spanja mposht Anglinë dhe fiton Kupën e Botës në futbollin e