TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mauricio Sarri nuk është i kënaqur dhe zakonisht situata të tilla shoqërohen me shpërthimet e tij para mikrofonave në konferencë për shtyp.
Këtë radhë, trajneri i Lacios ka shprehur pakënaqësinë me mënyrën se si është krijuar kalendari i kampionatit, duke i vënë në vështirësi të mëdha bardhekaltrit.
“Le të flasim pak për kalendarin që kanë bërë për ne, kam folur me një mikun tim që merret me statistika.
Të luash katër ndeshje në transfertë dhe tre të parat kundër Juve, Napoli dhe Milan, është praktikisht e pamundur. Mendoj se nuk është rastësore. Është e pabesueshme që një skuadër e cila e mbyll kampionatin në vendin e dytë, të përballet me 3 nga 5 skuadrat e para në 3 javët e para”, ishte pakënaqësia që shprehu Sarri.
I ngacmuar më pas se mos ky sezon duhej të kishte një motivim ekstra pasi ishte 50-vjetori i titullit të parë kampion të Lacios, Sarri nuk shmangu batutën e zakonshme.
“Nëse Juventusi do të gjente motivim çdo herë që feston 50-vjetorin e një titulli, do të ishte problem për të tjerët”, tha ai.