TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arsenali ka nisur sezonin e ri në Ligën e Kampionëve me një fitore të madhe në udhëtim, duke mundur Athletic Bilbaon me rezultatin 0-2 në stadiumin San Mames.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e kujdesshme dhe pa raste të mëdha, duke përfunduar 0-0. Në pjesën e dytë, Topçinjtë dolën më të rrezikshëm dhe të saktë para portës.
Goli i parë erdhi në minutën e 72-të, kur dy zëvendësuesit Trossard dhe Martinelli krijuan aksionin: belgu asistoi te braziliani Martinelli, i cili shënoi për 0-1. Dysheja Trossard-Martinelli u aktivizua sërish në minutën e 87-të, këtë herë Martinelli asistoi te Trossard, i cili vulosi rezultatin final 0-2.
Me këtë fitore, Arsenali arkëtoi tre pikë të rëndësishme në San Mames dhe e pret ndeshjen e radhës në shtëpi ndaj Olympiacos. Athletic Bilbao do të luajë në udhëtim te Borussia Dortmund.