TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Alfred Deliallisi, tekniku i Erzenit komentoi barazimin 1-1 me Vllazninë.
“Rezultati më i drejtë ishte barazimi. Deri në momentin e episodit, Vllaznia nuk shkeli në zonën tonë. Ishim në ekuilibër. Vllaznia do te jepte gjithçka për të fituar ndeshjen. Pastaj me atë episodin e golit na prishi pak ndeshjen. Shkoi si shkoi. Shtymë pak më sipër me Zekën dhe Kahrimanovic e më pas shënuam gol.
Mendoja se Vllaznia do kishte më shumë intensitet në 20 minutat e para. Më vonë mendova të fus lojtarët që janë në ritmin e lojës si Osmanllari dhe Maliqi. Maliqi bëri një gabim, por s’mund ta kryqëzojmë, ne besojmë tek ai. Në pjesën e dytë bëmë shumë më mirë se kundërshtari, pas barazimit kishim më shumë hapsira.
Nuk jam plotësisht i kënaqur me lojën, por këto lojtarë po sakrifikojnë dhe po shkatërrohen duke luajtur çdo 3 ditë. Migone dhe Alba po shkatërrohen, nuk kam alternativa t’i zëvendësoj.
Humbim shumë pasa dhe në me Zekën menduam të futeshim 1 kundër 1. Në fundin e ndeshjes ekipi ra fizikisht pasi ka shumë minuta në këmbë dhe nuk doja të rrezikoja për të humbur ndeshjen. Lojtarët po shkatërrohen, nuk është se kemi një pikë referimi në sulm. Kemi shënuar 17-18 gola pa asnjë sulmues të mirëfilltë.” – tha ai.