SPORT, 23 Qershor 2025, 19:08

Arrihet marrëveshja/ Në Itali nuk kanë dyshime, ja cila do të jetë e ardhmja e Teo Hernandez

Arrihet marrëveshja/ Në Itali nuk kanë dyshime, ja cila do

Në Itali duken të bindur, e ardhmja e Teo Hernandez do të jetë tek Al Hilal i Simone Inzagit. Bëhet me dije se mbrojtësi ka pranuar ofertën financiare të arabëve dhe në ditët në vijim pritet të vijë edhe nënshkrimi i marrëveshjes.  

Palët kanë arritur akordin verbal, teksa ishte vetë Teo ai që dha dritën jeshile.

Fillimisht kishte një mirëkuptim bazë midis klubeve disa javë më parë për 30 milionë, por tani mund të mbyllet për edhe më pak, rreth 25 milionë pasi nuk ka më konkurrencë nga ekipet e tjera. Francezi e ka pranuar destinacionin pas një takimi të gjatë por bindës nga Presidenti Fahad bin Saad bin Nafel.