TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fiorentina ka mbyllur dje një marrëveshje ë rëndësishme duke siguruar nga Empoli firmën e Jakopo Facinit, mesfushorit të talentuar të Italisë U21. Djaloshi ndiqej nga shumë klube por ai në fund ka vendosur t’i bashkohet projektit të skuadrës së qytetit të Firences.
Por në diskutimet për Facinin, në skenë ka dalë edhe emri i Kristjan Asllanit. Jo vetëm si një shembull që mund të ndjekin lojtarët e larguar nga Empoli për të luajtur në nivelet më të larta, por si një përforcim i mundshëm i kësaj vere për Fiorentinën.
Duket se klubi në fjalë po shqyrton përsëri mundësinë e afrimit të mesfushorit shqiptar, që shihet si një titullar fiks në shumë prej klubeve të Serisë A nëse vendos të largohet nga Interi. Facini dhe Asllani kanë të njëjtin menaxher, ndaj “Gazzetta Dello Sport” bën të ditur se klubi vjollcë ka hapur diskutimet me të për të mësuar kushtet për një transferim të mundshëm.
Gjithsesi, gjërat do të diskutohen vetëm pas Botërorit të Klubeve, ku Asllani pritet të ketë hapësira më të mëdha nën drejtimin e Kristian Kivu me fanellën e Interit.