TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trajneri Nuno Espirito Santo dhe Nottingham Forest kanë gjetur marrëveshjen për të vijuar bashkëpunimin së bashku. Tekniku do të qëndrojë te klubi i Premier League deri në vitin 2028.
“Që kur erdhëm te Forest, kemi punuar shumë për të krijuar një lidhje të veçantë mes lojtarëve, tifozëve dhe të gjithë njerëzve në klub, çka na ndihmoi të arrijmë gjëra të mëdha sezonin e kaluar. Tani është koha të punojmë më shumë se kurrë, teksa synojmë të krijojmë kujtime edhe më të veçanta së bashku”, tha trajneri Santos.
Pronari i klubit, Evangelos Marinakis vlerësoi punën e teknikut.
“Nuno ka pasur një ndikim të madh dhe ka performuar shumë mirë gjatë kohës së tij me ne deri tani. Ai ka treguar se di të nxjerrë më të mirën nga lojtarët dhe është ekspert në zhvillimin e tyre, ndërkohë që ka integruar edhe talentet e rinj në ekipin e parë”- tha ai.