SPORT, 21 Qershor 2025, 20:13

Dortmund triumfon në Botërorin e Klubeve, spektakël ndaj Mamelodi Sundowns

Dortmund triumfon në Botërorin e Klubeve, spektakël ndaj Mamelodi

Dortmund ka triumfuar 3-4 ndaj Mamelodi Sundoëns, në ndeshjen e vlefshme për Botërorin e Klubeve. Ekipi afrikan realizoi i pari me Ribeiron, ndërsa verdhezinjtë përmbysën shifrat që në pjesën e parë me Nmecha, Guirassy dhe Bellingham.

Në pjesën e dytë, një autogol i Mudau thelloi shifrat në të mirë të Dortmund. Mamelodi provoi të futej në lojë me  golat e Rayners dhe Mothiba, por nuk ia doli dot që të dilte me pikë nga kjo ndeshje. Dortmund kryeson grupin me 4 pikë, ndërsa Mamelodi ka 3 pikë.