SPORT, 21 Qershor 2025, 21:14

Fushë? Jo faleminderit! Rezervat e Dortmundit bëjnë tifozllëk para televizorit në dhomën e zhveshjes. Pamja bëhet virale

Fushë? Jo faleminderit! Rezervat e Dortmundit bëjnë

Temperaturat ekstreme kanë sjellë skena të pazakonta në Kupën e Botës për Klube 2025, që po zhvillohet në Cincinnati.

Në ndeshjen mes Mamelodi Sundowns dhe Borussia Dortmund, e cila nisi në mesditë nën një vapë përvëluese, disa nga lojtarët rezervë të skuadrës gjermane vendosën të mos sfidojnë diellin.

Ndryshe nga shokët e tyre në fushë, ata preferuan luksin e dhomës së zhveshjes, duke ndjekur pjesën e parë në televizor, larg temperaturave që arrinin mbi 31 gradë Celsius, por që ndiheshin edhe më të larta për shkak të lagështisë.

Pamjet e futbollistëve të shtrirë rehat përpara ekranit bënë xhiron e rrjeteve sociale, duke sjellë edhe nota humori mes tifozëve. Ndërkohë, FIFA kritikohet për vendosjen e ndeshjeve në mes të ditës, duke vënë në rrezik lojtarët e tifozët për shkak të kushteve ekstreme.