TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Robert Levandovski ka vendosur që të mos vazhdojë te Barcelona pas përfundimit të kontratës së tij ekzistuese. Ky është lajmi që vjen nga mediat saudite, të cilat flasin për një interesim gjithnjë në rritje të polakut për t’u zhvendosur në Arabinë Saudite për vitet e fundit të karrierës së tij.
Gazeta “Al-Riyadiyah” bën të ditur se sulmuesi polak, i përqendruar tashmë tërësisht te karriera në klub pasi është shkëputur për momentin nga ekipi kombëtar, është i fokusuar që të mbarojë vitin e fundit që i ka mbetur në kontratën me Barcelonën.
Më pas, në verën e vitit 2026, ai do u japë lamtumirën katalanasve, pasi nuk ka në planet e tij që të rinovojë kontratën me ta, ndonëse mbetet forca kryesore e sulmit e ekipit të drejtuar nga Hansi Flik.
Nuk ka një akord konkret me një skuadër në Arabinë Saudite, por bëhet e ditur se janë të ndryshme klubet e gatshme të ndërhyjnë për të “mbuluar me ar” sulmuesin polak dhe për ta bërë atë protagonist në përbërjet e tyre në një kampionat i cili synon të koleksionojë sa më shumë yje ndërkombëtarë për të rritur profilin e vendit para Botërorit 2034.