SPORT, 4 Qershor 2022, 21:32

Kosova U-21 nuk kursehet me Andorrën, “Dardanët” parakalojnë Shqipërinë në garën për vendin e tretë

Kosova U-21 nuk kursehet me Andorrën, “Dardanët”

Kosova U-21 ka arritur një fitore të rëndësishme në sfidën përballë Andorrës (0-3), për kualifikueset e Europianit U-21.

Sfida nisi mirë për Kosovën, ku Veliu shënoi me anë të një 11-metërshi në minutën e 11’. Në pjesën e dytë, ish-lojtari i Skënderbeut, Leard Sadriu, i cili u largua përpara një jave nga korçarët, në minutën e 52-të, ndërsa dy minuta më vonë shënoi dhe Krasniqi.

Kështu “Dardanët” renditen në vendin e tretë, duke parakaluar Shqipërinë dhe Slloveninë. Gjithsesi ky vend nuk të dërgon në Europian dhe vendi i dytë nuk mund të arrihet.