TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas humbjes 4-0 ndaj Çelsit dhe 0-1 kundër Atalantës, te Juventusi nuk mjaftojnë këto goditje sepse dëmtimi i Kiezës dhe i Mekenit janë më të rëndë nga sa ishin parashikuar.
Ylli italian ka lënë lojën në pushim të ndeshjes pasi pati shqetësime në pjesën e pasme të kofshës së majtë ku në dukje ishte një tërheqje muskulore.
Ndërsa mesfushori amerikan u kushtëzua të linte fushën e blertë pas një goditje të marrë në gjurin e tij.
Stafi bardhezi janë duke i monitoruar të dy lojtarët, por sipas mediave italiane thuhet se të dy lojtarët me shumë gjasa do të kenë një kohë shumë të gjatë riaftësimi.