AKTUALITET, 25 September 2026, 12:09

Deputeti i PS, Braçe u çon karrotrecin shoferëve të “Bllokut”: Denoncojini, nuk ka më 'o vëllai prit një sekondë' (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka denoncuar ditën e sotme një fenomen që ndodh prej kohësh në Tiranë, parkimet vend e pa vend, duke bllokuar edhe rrugët.

Deputeti është ndalur në zonë e ish-Bllokut, ku madje ka thirrur karrotrecin për të larguar mjetet që kanë parkuar në vendin e gabuar. Sipas tij, çdo kush që vëren një shkelje të tillë duhet ta denoncojë, pasi nuk do të ketë më tolerim.

Reagimi i Braçes:

Tirana e madhe!

Tirana/ 5-sa

E premte, si çdo ditë në territor, si deputet!

I zgjedhur me votë, për punët!

Në ish-Bllok tani, 

Thua një herë, dy herë, tre herë, katër herë, pesë herë, ka një fund gjithnjë!

Është kështu-merr, ngarko, hiq dhe hajde e merre, duke paguar për shkeljen e përditshme që bën!

Dhe s’do të ketë si sot “o vllai prit i sekond”;

Nëse sot kjo policia e bashkisë pret “i sekondë” nesër nuk do presë më hiç; nëse sot se prek një Audi a BMV të fundit, nesër do i marrë të gjitha; gjithnjë nëse do të kenë para të paguajnë- sipas cilindratës e nivelit të ndotjes, për të hyrë në këtë zonë!