TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Giacomo Vrioni vijon të shkëlqejë në kampionatin austriak, teksa pasditen e sotme ka shënuar dy herë në transfertën e Tirolit ndaj Altach, që u mbyll me rezultatin 0-3.
Vrioni zhbllokoi ndeshjen në minutën e 12-të, pasi ekzekutoi saktë një penallti, ndërsa në të 88-ën vulosi fitoren e Tirolit, duke shënuar golin e tretë dhe të dytin personal. Me dygolëshin e sotëm, Vrioni shkon në kuotën e nëntë golave në kampionat.
Më mirë se sulmuesi shqiptar ka bërë vetëm ylli gjerman i Salzburgut, Karim Adeyemi, që ka dërguar 11 herë topin në rrjetë dhe pikërisht kjo shifër është një tjetër konfirmim për formën e shkëlqyer të Vrionit.