SPORT, 27 Nëntor 2021, 16:56

Arsenali rikthehet te suksesi, "topçinjtë" triumfojnë ndaj Newcastle

Arsenali rikthehet te suksesi, "topçinjtë" triumfojnë

Arsenal është rikthyer te suksesi pas humbjes së fundit në kampionat me Liverpool-in. Topçinjtë mposhtën në shtëpi me rezultatin e pastër 2-0 Newcastle falë golave të Saka dhe Martinelli.

Sa i përket sfidës, Arsenali ishte gjatë gjithë kohës në kërkim të fitores ndërsa në pjesën e parë, Aubameyang u ndal nga shtylla. Por, edhe miqtë nuk mbetën pas dhe Shelvey u ndal nga tranversa gjithashtu.

Megjithatë, në fraksionin e dytë, vendasit zhbllokuan shifrat falë një goditje të saktë nga Saka në minutën e 56, ndërsa 10 minuta më pas Martinelli dyfishoi rezultatin. Deri në fund të takimit shifrat nuk ndryshuan, me Arsenal që ngjitet në vendin e pestë me 23 pikë, ndërsa Newcastle mbetet në fund të tabelës së klasifikimit me vetëm 6 pikë.