SPORT, 27 Nëntor 2021, 22:56

Interi triumfon në Venecia, zikaltrit -1 pikë nga kreu i Serisë A

Interi triumfon në Venecia, zikaltrit -1 pikë nga kreu i Serisë A

Interi ka mposhtur me rezultatin 2-0 në javën e 14-të Venecian. Ndeshja pati një ritëm të qetë me ekipin e Inzaghit që bëri detyrën duke marrë tre pikët nga ky takim. Në pjesën e parë Interi pati disa raste, por rezultati u zhbllokua vetëm në minutën e 34 nga turku Hakan Calhanoglu.

Një goditje e mirë nga distanca e bëri të pamundur reagimin e Romero që u detyrua të nxjerrë topin nga rrjeta. Ndërkohë, në disa raste ka qenë Handanovic ai që ka mbajtur në lojë Interi pas disa pritjeve mjaft të mira.

Në pjesën e dytë, Interi rrezikoi disa herë me anë të Dzekos dhe Lautaros, por pa mundur dot të thellojë rezultatin. Nga ana tjetër, Venezia ishte e pafuqishme për të bërë diçka më shumë në këtë takim. Rezultati u dyfishua vetëm në fundin e takimit, pasi gjyqtari i takimit akordoi një 11-metërsh pas konsultimit me sistemin VAR. Nga pika e bardhë shënoi Lautaro Martinez që vulosi gjithçka në 2-0.

Kështu, Interi vazhdon presionin ndaj dy ekipeve kryesuese dhe ngjitet në kuotën e 31 pikëve në pritje të ndeshjeve të Napolit dhe Milanit.