TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pandemia Covid-19 na ka mësuar të shohim çudira të shumta në dy vitet e fundit, por kjo e mbrëmjes së sotme është padyshim më e veçanta.
Skuadra e kampionatit portugez, Belenenses, është goditur rëndë nga koronavirusi dhe ka pasur në dispozicion vetëm nëntë lojtarë përpara ndeshjes me Benficën, megjithatë për federatën e futbollit në vend nuk ka asnjë problem.
Klubit i është refuzuar kërkesa për shtyrjen e ndeshjes dhe është detyruar që të zbresë në fushë me vetëm 9 futbollistë gjithsej, dy prej të cilëve janë portierë, dhe pa asnjë rezervë në stol.
Një rast i padëgjuar më parë, por më se i lejuar nga rregullat e futbollit, që parashikojnë një numër minimal prej 7 lojtarësh me të cilët një ekip duhet të hyjë në fushë.
Lajmi ka bërë xhiron e rrjeteve sociale duke lënë jo pak të habitur.
Shambles in Portugal. ????????
— Colin Millar (@Millar_Colin) November 27, 2021
Belenenses can only name 9 players in a matchday squad to face Benfica because of a Covid outbreak.
So they play with just 9 starters, two goalkeepers on the pitch and no substitutions available.
Remarkable that this game has not been cancelled. pic.twitter.com/FhVAsQqcxM