TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sot, në orën 13:30 do të luhen 8 ndeshjet e Kategorisë së Parë.
Bylisi i vendit të parë do të kërkojë kthesën ndaj Maliqit në stadiumin “Adush Muça”.
Erzeni i vendit të dytë kërkon fitoren në transfertën e Sarandës ndaj Butrintit. Korabi do të presë në shtëpi skuadrën e Vorës. Tomori do të luajë në Luz ndaj Besës së Kavajës.
Tërbuni do të sfidojë në transfertë skuadrën e Besëlidhjes. Shkumbini do të luajë në Cërrik kundër skuadrës së Turbinës. Pogradeci do të masë forcat ndaj Apolonisë në shtëpi. Burreli do të presë në shtëpi Lushnjen.