TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Empoli hedh një tjetër hap të rëndësishëm për të qëndruar në elitën e futbollit italian. Vendasit siguruan një trepikësh të artë duke mposhtur me përmbysje Fiorentinën, ekip që vetëm një javë më parë i shkaktoi Milan humbjen e parë sezonale.
Trajneri Andreazzoli nuk preferoi asnjë nga shqiptarët në formacionin titullarë, Ismajli vijon të qëndrojë në stol, ndërsa Nedim Bajrami u hodh në fushë si zëvendës në pjesën e dytë, menjëherë sapo Fiore kaloi në avantazh me të përhershmin Vlahovic.
Pikërisht hedhja në fushë e fantazistit kuqezi i dha ofensivës së Empolit një tjerë fizionomi. Në minutën e 87-të barazuan shifrat me Bandinelli ndërsa dy minuta më pas Pinamontti përmbysi rezultatit duke sigluar shifrat përfundimtare në 2-1.