SPORT, 1 Korrik 2023, 22:22

Sulm i ri ndaj Kristiano Ronaldos: U bë idiot i dobishëm i një diktature, iu hapi rrugën edhe futbollistëve të tjerë…

Sulm i ri ndaj Kristiano Ronaldos: U bë idiot i dobishëm i një

Një shkrimtar i njohur në Portugali, Enrike Raposo ka sulmuar Kristiano Ronaldon. Ai ka gjykuar transferimin e sulmuesit tek Al Nasr duke e cilësuar si idiot i një diktature. 

“Problemi nisi me Ronaldon, i cili u bë idiot i dobishëm i një diktature, një nga më të këqijat në botë, dhe u hapi dyert lojtarëve të tjerë që të jenë gjithashtu idiotë të dobishëm të së njëjtës diktaturë që po përpiqet të legjitimojë vetveten. Është një njeri, Mohammed bin Salman, i cili po e bën Arabinë Saudite një lloj diktature evropiane, me një shtet të centralizuar dhe diktatorial. Në këmbim ai u dha disa të drejta grave dhe mund t’i heqë ato pas disa vitesh nëse do. Është pak e trishtueshme të shohësh futbollistë që janë yje, simbole dhe modele për fëmijët tanë, jo vetëm në Europë, por edhe në mbarë botën, të kthehen në idiotë të dobishëm të një diktature. Kemi lojtarë që fitojnë 5, 6, 7, 10 milionë euro neto dhe marrin një ofertë 50, 60 apo 70. Të shohim se çfarë do të ndodhë me të rinjtë europianë që janë në dëshpërim”, deklaroi Enrike Raposo.