SPORT, 1 Korrik 2023, 17:15

Zyrtare, ish-lojtari i Holandës ulet në pankinën e klubit turk

Zyrtare, ish-lojtari i Holandës ulet në pankinën e klubit turk

Holandezi Patrick Stephan Kluivert ka firmosur me skuadrën e Adana Demirspor. 46-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare për të marrë drejtimin e ekipit që përfundoi e katërta në Super Ligën Turke sezonin e kaluar.

Zyrtare, ish-lojtari i Holandës ulet në pankinën e klubit turk

Që nga largimi prej futbollit, Kluivert ka drejtuar Jong Twente dhe Curaçao, ndërsa ka qenë asistent me kombëtaren holandeze dhe NEC Nijmegen. Vitet e fundit, Kluivert kishte rol drejtues te PSG dhe punoi si drejtues i akademisë së Barcelonës.

Kluivert do të drejtojë skuadrën e tij në raundet kualifikuese për Ligën e Konferencës dhe shanset janë të mira për rezultate pozitive.