SPORT, 1 Korrik 2023, 15:02

Tragjedi në botën e automobilizmit! Piloti aksidentohet për vdekje në xhiron e fundit për Formula 3 europiane

Tragjedi në botën e automobilizmit! Piloti aksidentohet për

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në garat e botës së automobilizmit. Piloti i ri holandez Dilano van’t Hoff, 18 vjeç, humbi jetën pas një aksidenti të ndodhur në xhiron e fundit të garës Spa-Francorchamps, e vlefshme për fazën e katërt të kampionatit rajonal evropian Formula 3.

Van’t Hoff u përplas me një makinë tjetër nën shiun që po binte në qarkun legjendar belg, u ndal në mes të pistës, në drejtimin Kemmel dhe më pas u godit drejtpërdrejt nga një makinë që i erdhi nga pas. Ai u nxor nga makina pa ndjenja dhe u transportua menjëherë në qendrën mjekësore, më pas me urgjencë në spital, por nuk mund të bënin asgjë.

Dinamika e aksidentit solli në mendje atë të vitit 2019 mes Juan Manuel Correa dhe Anthoine Hubert, që i kushtoi jetën talentit të ri francez të F2.

Tragjedi në botën e automobilizmit! Piloti aksidentohet për