SPORT, 1 Korrik 2023, 21:12

Inter dhe Al-Nassr ranë dakord për koston e transferimit të Brozovic

Inter dhe Al-Nassr ranë dakord për koston e transferimit të

Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic, është afër transferimit te Al-Nassr.

Kroati kishte rënë dakord më parë me klubin saudit dhe për të përfunduar transferimin, klubet duhej të paguanin koston e marrëveshjes.

Sipas informacioneve të përditësuara ngaFabrizio Romano, tani kjo çështje është zgjidhur. Inter dhe Al-Nassr kanë rënë dakord për transferimin e  futbollistit 30-vjeçar.

Nerazzurrët do të fitojnë rreth 17-18 milionë euro nga shitja e mesfushorit.

Marcelo Brozovic ka bërë 330 paraqitje për Interin që kur u transferua nga Dinamo e Zagrebit në verën e vitit 2016.