TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas një sezoni fantastik, si “gardian” i portës “zikaltër”, ku arriti të mbajë portën e “pastër” në 19 nga 41 përballje, “shtatlarti” kamerunas, Andre Onana shihet jashtë Inter në fund të kësaj merkatoje vere, me “djajtë e kuq” të Manchester United, të interesuar për 27-vjeçarin.
Për këtë arsye, bordi “zikaltër” tashmë duhet të mendojë për afrimin e një portieri të ri dhe sipas mediave italiane, tashmë ndër objektivat kryesorë të Inter është kthyer dhe portieri i kampionëve të Napoli, Alex Meret.
Falë paraqitjeve fantastike me “blutë” napoletanë, sezonin e shkuar ku arriti të mbajë plot 20 herë nga 45 përballje portën e paprekur, Meret është kthyer kështu në një ndër objektivat “zikaltër” pas largimit të Onana.