TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Holanda ka mbajtur gjallë shanset e saj për kualifikimin në Euro 2020 duke fituar 4-2 në fushën e Gjermanisë, pasi kjo e fundit e kishte mundur në mars me shifrat 3-2. Skuadra e Kuman u imponua sot 4-2 në stadiumin e Hamburgut ku një humbje do ta linte shumë pas Irlandës së Veriut që kryeson grupin.
Katër fitoret e Irlandës së Veriut në po aq ndeshje kishin bërë thuajse një finale për Holandën duelin e sotëm dhe dukej se ata po e humbnin këtë mundësi të fundit, kur Gnabri që në minutën e 9 gjeti rrjetën. Reagimi erdhi në pjesën e dytë, kur aktivizimi i Malen dhe Proper i dha shpejtësi holandezëve. De Jong barazoi shifrat e pak minuta më vonë Depaj detyroi Tah të shtynte topin në portën e vet.
Penalltia e Kros barazoi rezultatin, por Malen ishte ai që çoi shifrat në 3-2 në fund të 20 minutave të çmendur ku krijoheshin raste sa në një portë, në tjetrën. Në fund, Vijnaldum i vuri vulën rezultatit me një kundërsulm të shpejtë që mbylli duelin.
Me këto tri pikë, Holanda shkon në gjashtë pas tri ndeshjesh dhe tashmë ka përsëri mundësi reale të kapë Irlandën e Veriut, ndërsa Gjermania është në kuotën e nëntë pikëve pas katër ndeshjesh dhe ashtu si holandezëve, tani nuk i lejohen më hapa fals.
Gjermani-Holandë 2-4
9′ Gnabri, 72′ (p) Kros / 59′ De Jong, 66′ (ag) Tah, 79′ Malen, 90’+1′ Vijnaldum