TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edvin Murati, një nga lojtarët që ka spikatur me Kombëtaren kuqezi pak vite më parë, tashmë ka varur “Këpucët në gozhdë”. I ndodhur afër skuadrës kuqezi, duke qenë se jeton dhe punon në Francë, “Lusha” ka analizuar situatën te “gjelat”, por edhe te kuqezinjtë sidomos.
Në një intervistë që ka thënë në emisionin “Ëndërr kuqezi” në “Rtsh”, ka folur Edvin Murati, i cili i është përgjigjur pyetjeve të mëposhtme…
-Sa shanse kemi nesër ndaj Francës?
Franca është ekipi kampion Bote në fuqi, dihet që është favorite. Por, besoj se ne do të luftojmë është një ndeshje e bukur, nuk kemi se çfarë të humbim. Por, ama shanset janë të vogla për ne që jemi më pak të favorizuar për një rezultat pozitiv.
-Deshamp në konferencën e shtypit e njihte mirë Shqipërinë, madje e dinte që me ardhjen e Rejas në stol kanë ndryshuar edhe skemat…
Besoj se Deshampi ka bërë një deklaratë diplomatike. Sepse Shqipërinë nuk e njohim ne, e jo më Deshampi. Por, me sa kuptoj Deshampi njeh Rejan, pasi të dy kanë qenë në të njëjtën periudhë në Itali duke drejtuar. Deshamp te Juvja e Reja te Napoli. Nuk besoj se njeh lojtarët.
-Stadiumi do të jetë plotë, e madje shumë tifozë kuqezinj do të ketë pasi ka interes, do të ndikojë kjo në skuadër për të marrë rezultat pozitiv?
Ka pasur shumë fansa e sidomos shqiptarë edhe në Europian. Ka pasur shumë ultras kuqezinj. Tifozët besoj se do t’i bëjnë mirë Shqipërisë.
-Franca ka shumë mungesa…
Por, Franca ka tre ekipe ama. Më mirë do ishte që të luanin edhe Mpape e Pogba sepse e kanë mendjen tek ekipet, aq më tepër që fillon Championsi. Ndërsa lojtarët e tjerë që luajnë duan që të bëjnë më të mirën në mënyrë që të kapin vendin e titullarit në përfaqësuesen e Francës, por edhe në skuadrat ku aderojnë ata.
-Me pak fjalë a ka shpresë Murati për një rezultat në ndeshjen që luajmë nesër?
Patjetër që kemi shpresë, pavarësisht se me çfarë kundërshtari luajmë. Por, ne duhet që të japim më të mirën, të luajmë më mirë dhe besoj se do të kënaqemi të gjithë.