AKTUALITET, 6 Shtator 2019, 21:27

Morena Taraku prezanton të vëllain, e pabesueshme sa ngjajnë

Këngëtarja e njohur Morena Taraku prej disa kohësh është larguar në Turqi ku dhe ka vazhduar karrierën e saj atje. Ajo është mjaft e ndjekur dhe aktive në Instagram ku shpesh herë publikon foto dhe video nga përditshmëria e saj, udhëtimet e shpeshta dhe pjesë të shtëpisë luksoze.

Morena siç dihet ka prezantuar për të gjithë babain e saj, me të cilin siç ka treguar ka një marrëdhënie shumë të ngushtë, ndërkohë që së fundmi ka prezantuar për herë të parë edhe vëllain e saj dhe nipin.

Bukuroshja shqiptare ka ndarë një video të shkurtër me ndjekësit në Instastory ku shihet vëllai i saj i cili mban në krahë të birin. "Vëllai dhe nipi im. Copy /Paste”, ka shkruar Morena në postim ku siç shihet edhe nga pamjet vëllai ngjason shumë me këngëtaren.