AKTUALITET, 6 Shtator 2019, 20:26

Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 61-vjeçari në Durrës

Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 61-vjeçari

Një 61-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pas kontaktit me rrymën elektrike. Ngjarja ka ndodhur në zonën bregdetare të Currilave në afërsi të vendit që njihet si ‘porti i gjermanit’. Viktima është Beniamin Ismaili.

Ai ra në mënyrë aksidentale në kontakt me rrymën elektrike. Pavarësisht se familjarët e dërguan me shpejtësi në spital, i moshuari kishte ndërruar jetë.