AKTUALITET, 6 Shtator 2019, 19:21

E frikshme, gjendet gjarpri me dy koka në një pyll të New Jersey(Video)

E frikshme, gjendet gjarpri me dy koka në një pyll të New

Është zbuluar rasti më i çuditshëm i zvarranikëve në SHBA. Një një pyll të New Jersey është zbuluar një gjarpër helmues me dy koka  i cili ka një jetë të dyfishtë, me dy palë sy dhe dy gjuhë.

Ambientalistët që e gjetën këtë gjarpër e kanë quajtën “Double Dave”.

Ndërkohë nga hetimi i tyre është zbuluar se ky gjarpër do e kishte shumë të vështirë të mbijetonte në natyrë pasi ndryshe nga një gjarpër normal, ky është më i ngadaltë sepse secila kokë merr  drejtimin e saj.

Mbijetesa e këtij gjarpri mund të jetë shumë e vështirë pasi sulmojnë njëri-tjetrin në çdo lëvizje apo ushqim që gjejnë.