TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Titulli kampion dhe Kupa e Italisë duket se nuk do ta shpëtojë Massimiliano Allegrin. Pas humbjes 3-0 në shtëpi kundër Real Madrid, trajneri i Juventusit është vënë sërish në diskutim. Do të jetë apo jo Allegri, në stolin e bardhezinjve për sezonin 2018-2019?
Sipas mediave italiane, zërat janë shtuar se Allegri do të shkarkohet në fund të këtij sezoni, edhe nëse Juventus fiton titullin në Serinë A.
Ai i ka dhënë Juventusit tre kampionate dhe tre Kupa të Italisë, ndërsa e ka dërguar dy herë në finale të Champions League gjatë katër viteve të fundit. Por a mjafton që Allegri të qëndrojë, apo i ka ardhur fundi cikli i tij?
Gjithashtu edhe mosha mesatare e Juventusit është për t’u riparë, pasi është 29.4 vjec. Mbrojtja është reparti për t’u rinovuar. Mesa duket, Juventus është në prag të revolucionit që do të nisë nga…Allegri.