TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arsenal ka bërë një ndeshje fantastike teksa ka mposhtur CSKA Moscow me rezultatin e pastër 4-1 dhe thuajse e ka siguruar gjysmëfinalen e Europa League. Të besuarit e Arsene Wenger kanë treguar klas dhe profesionalizëm për të kaluar një kundërshtar të vështirë si rusët.
Ramsey zhbllokoi rezultatin përpara se Golovin të barazonte përkohësisht. Por Lacazette riktheu avantazhin për vendasit përpara se goli i dytë i Ramsey të tregonte se Arsenal nuk do të kishte probleme. Para fundit të pjesës së parë Lacazette gjeti rrjetën edhe njëherë duke lënë Arsenal në pozita të mira për ndeshjen e kthimit.
Atletico Madrid e dinte që kishte një kundërshtar të vështirë përballë në Wanda Metropolitana por falë një loje tipike të spanjollëve ata arritën të fitonin me një rezultat të mirë 2-0 ndaj portugezëve të Sporting. Ishte Koke ai që kaloi në avantazh të tijtë që në minutën e parë ndërsa Griezmann dyfishoi rezultatin pak përpara se të përfundonte pjesa e parë. pas pushimit të besuarit e Simeone-s arritën ta kontrollonin mirë lojën dhe ka marrë një rezultat të kënaqshëm për ndeshjen e kthimit.
Ndërkohë në dy ndeshjet e tjera çerekfinale Lazio ka mposhtur Salzburg në një ndeshje shumë të bukur e cila përfundoi me rezultatin 4-2. Lulic kaloi vendasit në avantazh përpara se Valon Berisha të barazonte rezultatin. Por në pjesën e dytë Lazio ishte më mirë dhe dy gola të shënuar në fund pasi rezultati ishte barazim 2-2 i kanë dhënë një siguri të madhe për ndeshjen e kthimit megjithëse asgjë nuk ka përfunduar. . Ndërsa Leipzig ka mposhtur Marseille me rezultatin e ngushtë 1-0 me golin e vetëm të shënuar nga Werner në minutën e fundit të pjesës së parë.