AKTUALITET, 26 Gusht 2019, 22:52

Spartak Braho flet për sherrin e djalit në Durrës: E provokuar nga një mik i Berishës

Spartak Braho flet për sherrin e djalit në Durrës: E provokuar

Deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka reaguar pas publikimit të sherrit që kishin pasur dy djemtë e tij në Durrës pak ditë më parë.

Në një reagim Braho shprehet se, ngjarja ka qenë shumë banale dhe, sipas tij, ka qenë e provokuar. “E provokuar nga një mik i droguar dhe u armatosur i gjysh Berishës, e cila iu relatua policisë”, shprehet socialisti.

Më tej ai pranon se është takuar për sqarim me personat në fjalë ashtu siç thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.

“Një shpifje e zakonshme e qofte largut se unë jam takuar për sqarim me personat në fjalë. Denoncimi ndaj personit, që ka 7 vjet në kërkim për provokimin e bërë, ju bë organeve të policisë së shtetit”, përfundon Spartak Braho.

Denoncimi për këtë ngjarje është bërë nga ish-kryeminsitri Sali Berisha, i cili shkrunte se djalit të deputeti socialist i është bërë atentat në Durrës. Pas këtij denocnimi, Policia ka konfirmuar ngjarjen, por shton se nuk bëhet fjalë për një atentat, por për sherr për motive të dobëta.