TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Durrësit për Dosja.al konfirmoi sherrin e ndodhur, ku i përfshirë ishte dhe Arbër Braho, djali i deputetit të PS, Spartak Brahos.
Sipas Policisë, ngjajra ka ndodhur për motive banale dhe se ajo është raportuar në faqen zyrtare në internet. Njoftimi për këtë ngjarje është, por pas urdhrit të Sandër Leshajt pak muaj më parë, nuk jepen shumë detaje.
Në datën 19 gusht, Policia e Durrësit ka bërë me dije se: Më datë 19.08.2019 filloi procedimi penal për shtetasin A.B., 38 vjeç, banues në Durrës, sepse më datë 18.08.2019, në lagjen Nr. 4 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasit A. K., 58 vjeç, dhe L.K., 30 vjeç duke i shkaktuar dëmtime trupore. Neni 89 i K.P.
Po ashtu një ditë më vonë është bërë dhe shpallja në kërkim e një tjetër personi që është përfshirë në ngjarje.
“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit L.K., 26 vjeç, banues në Durrës pasi për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dhe i ka thyer xhamat e 2 mjeteve shtetasit K.B., 35 vjeç, banues në Durrës”, thuhet në njoftim.
Sipas informacioneve sherri ka nsiur për një vend parkimi, ku janë përfshirë të dy djemtë e Spartak Brahos. Në fillim kanë qenë djemtë e Brahos ata që kanë qëlluar qytetarin, ndërsa pak orë më vonë ai ka shkaur për t’u hakëmarrë dhe aty janë përleshur sërish.
Denoncimi për këtë ngjarje është bërë nga ish-krueminsitri Sali Berisha, i cili shkrunte se djalit të deputeti socialist i është bërë atentat në Durrës. Pas këtij denocnimi, Policia ka konfikrmuar ngjarjen, por shton se nuk bëhet fjalë për një atentat, por për sherr për motive të dobëta.