AKTUALITET, 17 Shtator 2020, 14:59

SPAR dhe JUMBO çelin dyqane të reja në dy qytete turistike të Shqipërisë

Pavarësisht vështirësive ekonomike të diktuara nga pandemia globale COVID-19, Grupi BALFIN nuk është tërhequr nga investimi për zgjerimin dhe përmirësimin e rrjetit të tregtisë me pakicë. JUMBO dhe SPAR kanë hapur dy dyqane të reja në qytetet turistike të Vlorës dhe Pogradecit, duke qenë më afër konsumatorëve dhe duke ndihmuar punësimin në këto qytete.

Dyqani i hapur nga SPAR në Pogradec është i 58-ti për rrjetin më të madh ndërkombëtar të supermarketeve në Shqipëri. Me një sipërfaqe prej 1’000 m2, qytetarët dhe turistët e Pogradecit do të gjejnë një mjedis të sigurt, shumëllojshmëri zgjedhjesh dhe shërbim cilësor.

Klientët e SPAR në Pogradec do të gjejnë mbi 3’000 artikuj të standardeve më të larta. Supermarketi i SPAR, i ndodhur në Lagjen Nr. 1, në rrugën “Kristo Sotiri”, shënon edhe një risi pasi aty do të gjenden edhe produkte të JUMBO.

SPAR brenda këtij viti do të çelë dyert edhe të një numri të konsiderueshëm dyqanesh të tjera në Tiranë.

Zgjerimi i JUMBO në qytete të ndryshme të Shqipërisë vijon përmes dyqaneve partnerë në Belsh, Shëngjin, Bilisht dhe dyqani i lartpërmendur në Pogradec, duke sjellë të njëjtat çmime dhe cilësi më pranë klientëve.

Ndërkohë, dyqani i rrjetit JUMBO në qytetin e Vlorës ka një sipërfaqe prej 1’300 m2 dhe është i shtati në Shqipëri. Ashtu si në çdo dyqan tjetër, edhe në Vlorë, Jumbo do të vijojë të operojë duke ruajtur standardet e larta në shërbim, cilësinë evropiane të produkteve dhe çmimet më konkurruese në treg.

I ndodhur në Lagjen Pavarësia, Rruga “Gjergj Araniti”, dyqani i Jumbo do të qëndrojë hapur çdo ditë të javës. Ndërsa për të gjithë ata që duan të blejnë nga shtëpia, mund të përdorin dyqanin online www.jumbo.al.

Ashtu si edhe në të gjitha dyqanet e tjera të SPAR dhe JUMBO, besnikëria shpërblehet. Nëpërmjet kartës Happy klientët mbledhin pikë që mund ti përdorin për blerjet e tjera. Karta Happy mund të përdoret në Spar, Jumbo, Neptun dhe të gjitha dyqanet e markave të Fashion Group Albania (Cortefiel, Springfield, Geox, Parfois, Women'Secret, Golden Point, Okaidi, Mango, Prenatal and Carpisa).

Rreth JUMBO

Aktiviteti kryesor i JUMBO është tregtimi i lodrave dhe artikujve për fëmijë, librave, produkteve të kancelarisë, dekorimeve dhe produkteve të stinës. JUMBO është marka më e dashur për fëmijë, por edhe për të rritur, për shkak të gamës së gjerë që ka, me mbi 30’000 produkte, shumëllojshmërisë së tyre, dizajnit unik dhe çmimeve më të mira në treg.

Në Shqipëri, JUMBO ka rreth 250 të punësuar në të 7 dyqanet e tij. Kompania, si pjesë e Grupit BALFIN, operon në 4 tregje të ndryshme në rajonin e Ballkanit, konkretisht në: Shqipëri, Kosovë, Bosnje-Hercegovinë dhe në Malin e Zi, me 19 dyqane.

Rreth SPAR

SPAR u shërben mesatarisht 19’500 klientëve në ditë. Në Shqipëri, SPAR është i vetmi rrjet që ka 3 hipermarkete të mëdha, si dhe i vetmi rrjet me dy të tilla në Tiranë. Në hipermarktetet Interspar, konsumatori mund të gjejë gjithçka, që nga produktet e delikatesës, produktet bio, shije nga bota e deri tek tekstilet dhe enët e kuzhinës.

Në këto katër vjet në tregun shqiptar, SPAR arriti të zgjerojë rrjetin e dyqaneve të veta duke u shtrirë në qytetet më të mëdha të vendit, me qëllimin e vetëm për të qenë gjithmonë e më pranë konsumatorit.

Në vetëm katër vite në Shqipëri, kompania arriti të hapë 58 markete dhe rreth 1’200 vende të reja pune.

SPAR mirëpret çdo kërkesë për partneritet nga çdo qytet i Shqipërisë, për të bashkëpunuar. Kushdo që ka një biznes të llojit supermarket dhe dëshiron të punojë me SPAR, apo cilido që dëshiron të investojë në këtë industri, SPAR është i gatshëm ti ofrojë ekspertizën më të mirë europiane dhe modelin më të suksesshëm për këtë biznes.