AKTUALITET, 17 Shtator 2020, 12:54

Dënohet me katër vite burg ish-kryebashkiaku i PD në Lezhë, Fran Frrokaj

Dënohet me katër vite burg ish-kryebashkiaku i PD në Lezhë,


Gjykata e Lezhës ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me katër vite burg ish-kreun e bashkisë Lezhë, Fran Frokaj, i cili akuzohet për tjetërsim pronash.

Po ashtu me katër vite burg është dënuar edhe ish-kryetari i qarkut Gjok Ndoka, ndërsa me dy vite ish-drejtori i Hipotekës, Artan Daja.

Gjykata ka dhënë edhe një vit burg për ish-nënkryetarin e bashkisë Enver Hafizi.